Kolumbiani Luis Diaz e ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e lavdishme të klubit të madh anglez, Liverpool.
Luis Diaz i është bashkuar një grupi elitar lojtarësh të Liverpoolit pas het-trikut të tij madhështor në fitoren 4-0 ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve.
Kolumbiani është lojtari i shtatë i Liverpoolit që shënon një het-trik në skenën më të madhe në Evropë me klubin nga “Anfield”.
Kështu, Diaz u bashkua në listë me legjenda si Micheal Owen, Yossi Benayoun, Philippe Coutinho, Sadio Mane, Diego Jota dhe Mohamed Salah.
Luis gjithashtu shkroi historinë duke u bërë vetëm futbollisti i dytë kolumbian që realizon het-trik në këtë garë, kjo u bë për herë të fundit nga Faustino Asprilla për Newcastle kundër Barcelona në shtator 1997.
Lista e plotë e shënuesve të het-trikëve të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve
Michael Owen – Spartak Moska (2002)
Yossi Benayoun – Besiktas (2007)
Philippe Coutinho – Spartak Moska (2017)
Sadio Mane – Porto (2018)
Diogo Jota – Atalanta (2020)
Mohamed Salah – Rangers (2022)
Luis Diaz – Bayer Leverkusen (2024)



