Kosova mori një tjetër medalje dje gjatë ditës, ku Laura Fazliu fitoi të bronztën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Si trajnere e Laura Fazliut ishte fituesja e parë e medaljes olimpike për Kosovën, Majlinda Kelmendi.
Majlinda tregoi se u ndje shumë e emocionuar kur shihte Laurën në tapet duke garuar.

“Sigurisht që ishte shumë emocionuese dhe jo vetëm në Lojëra Olimpike, por në çdo garë që kam shkuar me Laurën i kam pasur ndjenjat sikur po garoj unë. Dje ka qenë edhe më shumë emocionuese. Laura ka pasur shumë emocione dhe nuk e jepte maksimumin e saj. Mirëpo në fund e mori medaljen dhe u mbyll dita në mënyrë fantastike”, u shpreh Majlinda Kelmendi.



