Manchester United gati për transferimin 100 milionësh
M

Manchester United gati për transferimin 100 milionësh

Skuadra e madhe angleze, Manchester United është e vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Me një çmim prej rreth 100 milionë euro, Joao Neves, ylli i ri i Benficas është kthyer në objektivin kryesor të ‘Djajve të Kuq’ për të forcuar mesfushën e tyre.

20-vjeçari, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester United.

Sipas ‘Daily Mirror’, klubi anglez e sheh Neves si elementin themelor për të rigjallëruar mesfushën e tij.

I përfaqësuar nga Jorge Mendes, futbollisti i ri portugez do të ishte xhevahiri në kurorën e projektit që United po përgatit, nën drejtimin e Sir Jim Ratcliffe, për të rindërtuar ekipin e tij në “Old Traford”.

Strategjia e Manchester United, siç shprehet Ratcliffe, nuk është e fokusuar në nënshkrimin e yjeve të mëdhenj, por në gjetjen e lojtarëve të duhur për të forcuar ekipin.

Në këtë kuptim, transferimi i Neves përputhet me vizionin e klubit për të investuar në talentet e rinj dhe premtues, me synimin për të ndërtuar një ekip solid dhe konkurrues për të ardhmen.

Megjithatë për të arritur te mesfushori duhet shpenzuar 100 milionë euro dhe duhet të nxitohet për të pasi edhe klube tjera të mëdha janë vënë pas talentit portugez.

TË FUNDIT