Manchester United nis bisedimet me trajnerin e njohur
M

Manchester United nis bisedimet me trajnerin e njohur

Mer shumë mundësi trajneri Erik Ten Hag dhe Manchester United, tashmë janë marrë vesh për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Trajneri holandez ka dështuar të sjellë trofe në “Old Traford”, derisa ishte para një eliminimi katastrofë nga gjysmëfinalja e Kupës FA.

United ishte në epërsi prej 3:0 ndaj skuadrës nga kategoria e dytë Coventry, por në minutën e 90-të rezultati u barazua në 3-3, derisa arritën në fund fitore pas penalltive.

Prandaj, duket se Ten Hag do të shkarkohet në fund të sezonit nga pozita e tij si trajner i Manchester United.

Gazeta gjermane ‘Kicker’ ka njoftuar se Djajtë e Kuq tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e holandezit.

Bashkëpronari i United, Jim Ratcliffe ka filluar bisedimet me trajnerin gjerman Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Tuchel është i etur për t’u rikthyer në Angli pas aventurës pozitive te Chelsea dhe do të ketë për detyrë ta ngre gjigantin anglez Manchester United në nivelin ku ishte më parë.

TË FUNDIT