Marc Marquez arrin fitoren e 100-të në MotoGP
M

Marc Marquez arrin fitoren e 100-të në MotoGP

Piloti spanjoll Marc Marquez doli fitues në garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, suksesi i 100-të në karrierë për kampionin e botës në këtë kategori. Një triumf i rëndësishëm për spanjollin, që korri fitoren e parë sezonale.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli tjetër Pedro Acosta me KTM, ndërkohë që podiumi kompletohet edhe me italianin Francesco Bagnaia, i treti me motorin tjetër Ducati.

Një rikthim në majat e podiumit për motorin italian, që duket se është zgjuar.

Një garë për t‘u harruar kjo për Aprilia, pasi të dy pilotët e saj u rrëzuan që në start. Ishte spanjolli Jorge Martin ai që rrëzoi tre pilotë të tjerë, përfshirë edhe shokun e tij të skuadrës Marco Bezzecchi, kryesuesin e botërorit, që ruan vendin e parë.

TË FUNDIT