Kampioni i MotoGP-së, Marc Marquez, ka lavdëruar rivalin e tij Jorge Martín, duke e cilësuar si një pilot me talent të jashtëzakonshëm.
Marquez tregoi se ishte impresionuar nga aftësitë e Martínit kur të dy garonin për Ducati-n në vitin 2024.
“Stili i tij i drejtimit është shumë i ngjashëm me timin, veçanërisht gjatë frenimit. Ai është një pilot që nuk dorëzohet, një luftëtar i vërtetë”, deklaroi Marquez.
Spanjolli theksoi gjithashtu se zgjedhja e motorit është vendimtare për suksesin në MotoGP, duke nënvizuar se pilotët ndonjëherë duhet të pranojnë edhe paga më të ulëta për të pasur një motor më konkurrues.
:format(jpg)/f.elconfidencial.com%2Foriginal%2F4ee%2F87d%2F137%2F4ee87d137b8fd43c7693b809662872f4.jpg)
Nga ana e tij, Martín u shpreh i lumtur për vlerësimin e rivalit.
“Është krenari të luftoj për titullin kundër tij. Marc më bën pilot më të mirë, sepse për ta mposhtur duhet të jap maksimumin”, tha ai.
Në garën për titullin, Martín kryeson me 355 pikë, vetëm dy më shumë se Marquez, ndërsa Marco Bezzecchi renditet i treti, 46 pikë prapa. Kanë mbetur edhe pesë gara deri në fund të sezonit.



