Marc Marquez rrezikoi të tërhiqej nga gara në Austri
M

Marc Marquez rrezikoi të tërhiqej nga gara në Austri

Marc Marquez pranoi se në një moment mendoi të tërhiqej nga Çmimi i Madh i Austrisë, pasi pati probleme serioze me frenat e përparme.

Piloti i Ducati-t u nis i dyti, por përfundoi në vendin e pestë pas një gare të vështirë në Red Bull Ring. Problemet me frenimin e detyruan të dalë jashtë piste dhe të humbiste disa pozicione.

“Pata shumë probleme me frenën e përparme. Në një moment mendova se nuk mund të vazhdoja, por më pas frenat filluan të funksiononin sërish”, tha Márquez.

Spanjolli u shpreh se ishte me fat që arriti ta përfundonte garën dhe shtoi se Ducati do ta analizojë problemin për të gjetur një zgjidhje për garat e ardhshme.

Marquez gjithashtu pranoi se Ducati ka ende punë për të bërë me performancën e gomave, veçanërisht përpara garës së ardhshme në Mandalika.

TË FUNDIT