Marc Marquez synon lavdinë në pistën e Red Bull Ring
M

Marc Marquez synon lavdinë në pistën e Red Bull Ring

Pas pushimeve verore, MotoGP rikthehet më 15–17 gusht në Austri, ku vëmendja përqendrohet te dueli mes Marc Marquez dhe Francesco “Pecco” Bagnaia.

Marquez, lideri i kampionatit me 381 pikë dhe tetë tituj botërorë, kërkon të thyejë një tjetër rekord personal: fitoren e parë në Red Bull Ring, një nga pistat e pakta ku nuk ka triumfuar ndonjëherë. Piloti i Ducati-t ndodhet në formë të jashtëzakonshme, me 22 podiume në 24 gara këtë sezon.

Por pengesa kryesore për të do të jetë Bagnaia, i cili ka dominuar pistën austriake me pesë fitore radhazi, duke përfshirë Sprint-et dhe garat e së dielës në 2023 dhe 2024. Italiani synon të mbrojë statusin e tij në këtë pistë dhe të ngushtojë diferencën në renditje.

Gjithashtu, në garë për kreun është edhe Alex Marquez, vëllai i Marc-ut, që aktualisht ndodhet në vendin e dytë në klasifikim.

Pritet një fundjavë spektakolare në Spielberg, me Márquez që synon të shkruajë historinë dhe Bagnaia-n që kërkon të mbrojë territorin e tij.

TË FUNDIT