Marco Bezzecchi flet pas xhiros rekord në Tajlandë
M

Marco Bezzecchi flet pas xhiros rekord në Tajlandë

Piloti i Aprilia Racing, Marco Bezzecchi, hodhi poshtë pretendimet se është favoriti për Çmimin e Madh të Tajlandës, duke theksuar se kampioni në fuqi i MotoGP, Marc Marquez, ende nuk e ka treguar ritmin e tij të vërtetë.

Bezzecchi dominoi të premten në Buriram, duke udhëhequr në FP1 dhe më pas duke thyer rekordin e pistës në sesionin e pasdites. Ai e mbylli ditën me më shumë se katër të dhjetat avantazh ndaj rivalit më të afërt, Marquez me Ducati, ndërsa shoku i skuadrës Jorge Martin u rendit i pesti.

Edhe pse disa pilotë të Ducati-t e konsiderojnë italianin si njeriun për t’u mundur, Bezzecchi këmbëngul se Marquez mbetet favoriti:

“Jam i sigurt që Marc është favoriti. Ai është gjithmonë i fortë dhe di të rrisë shpejtësinë nga një ditë në tjetrën. Nesër dhe të dielën do të jetë shumë i shpejtë”, tha ai, duke shtuar se edhe Fabio Di Giannantonio dhe Alex Marquez ishin shumë konkurrues.

Koha e tij 1:28.526 ishte gati dy të dhjetat më e shpejtë se pole-i i Francesco Bagnaia në vitin 2024, por Bezzecchi pranoi se kushtet me erë dhe shi të lehtë e penguan të përmirësonte edhe më shumë kohën.

“Skuadra reagoi shumë mirë edhe pse na u desh të ndryshonim planin. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe nesër”, përfundoi ai.

TË FUNDIT