Marquez ka “zbuluar” problemin e Bagnaias
M

Marquez ka “zbuluar” problemin e Bagnaias

Në një intervistë për DAZN përpara Çmimit të Madh të Hungarisë, Marc Marquez komentoi formën e dobët të Francesco Bagnaia-s këtë sezon, duke thënë se mungesa e vetëbesimit mund të jetë arsyeja kryesore.

“Kur humbet pak vetëbesim me motorin, fillon të humbasësh kohë në frenime dhe kjo shtohet në fund të xhiros. Futesh në një spirale rënieje”, tha Marquez. Ai shtoi se: “Pecco nuk ka harruar të ngasë motorin”, por duket më i ngurtë dhe më i pasigurt në pistë.

Kur u pyet nëse forma e dobët e Bagnaia-s lidhet me të ashtuquajturin “efekti Márquez”, ai buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nuk besoj. Unë punoj në garazhin tim dhe jap 100%. Por gjithmonë kam përfunduar përpara shokëve të skuadrës, kështu që nuk mund ta them me siguri”.

Pas një fundjave të vështirë në Hungari, sytë tani janë drejt Barcelonës dhe Misanos, dy pista ku Bagnaia ka shkëlqyer më parë. MotoGP rikthehet nga 5–7 shtator në Circuit de Barcelona-Catalunya.

TË FUNDIT