Marc Marquez po shijon triumfin e tij të nëntë në Kampionatin Botëror në Moto GP pas disa vite vuajtjesh dhe vështirësish. “Është shumë e vështirë të flasësh për të. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin“, deklaroi piloti spanjoll i Ducati.
“Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve, por luftova dhe u ktheva te fitoret dhe tani jam në paqe me veten“, tha Marquez.
“Mora disa vendime të vështira, por të drejta sepse përfunduam këtu. Çdo vit ishte i rëndësishëm. Sfida më e vështirë ishte rikthimi edhe pse është e vërtetë që për të qenë në krye shkova te ekipi më i fortë me motorin më të fortë, që është Ducati”, shtoi Marquez.
Më tej, spanjolli tha: “Kjo më ndihmoi shumë, njerëzit më ndihmuan. Tani dua ta shijoj momentin, kam një ndjenjë shumë të çuditshme brenda tani. Zgjedhja e Gresinit në vitin 2024? Bëra zgjedhjen e duhur për t’u rikthyer në luftën për vendet e para”.



