Marquez vazhdon dominimin
M

Marquez vazhdon dominimin

Piloti spanjoll Marc Marquez ka fituar edhe garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në MotoGP, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion (fitorja e 7-të radhazi, e 10-ta sezonale).

Spanjolli i Ducatit bëri një garë më vete, duke i lënë pas rivalët. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Pedro Acosta me KTM, ndërsa në të tretin italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, por ata mbërritën në finish shumë pas Marquezit.

Protagonist në këtë garë ishte edhe kampioni i botës në fuqi, spanjolli Jorge Martin me Aprilia, i katërti, rezultati më i mirë sezonal.

Një garë për t’u harruar kjo për rivalët për titull. Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër doli në vendin e 9-të, ndërsa Alex Marquez me Ducati Gresini u klasifikua në vendin e 14-të.

Tashmë Marquez ka 175 pikë diferencë me rivalët në renditje, ndërkohë që kanë mbetur edhe 8 gara në fund të sezonit.

TË FUNDIT