Marrin fund vuajtjet, Broja në fushën e lojës
M

Marrin fund vuajtjet, Broja në fushën e lojës

Armando Broja luajti dje ndeshjen e parë zyrtare, pas një dëmtimi të gjatë në tendinë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e parë me Everton U-21 në udhëtim te Watford U-21.

Broja tregoi për ndjenjën e bukur të rikthimit, ndërsa shtoi se pret të kapë formën për t’u aktivizuar me ekipin e parë.

“Është bukur të kthehesh prapë në fushë. Ka kaluar pak që nga dëmtimi im, prandaj është një ndjenjë e bukur të kthehesh, të luash, ta ndjesh lojën, të kthehesh në fushën e blertë dhe të luash me një buzëqeshje në fytyrë”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

“Me të vërtetë e shijova dhe mezi po pres të vazhdoj dhe me shpresë për t’u kthyer me ekipin e parë”, u shpreh Broja në videon e postuar nga Everton.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është i huazuar atje deri në fund të sezonit nga Chelsea që e ka në pronësi kartonin e tij.

TË FUNDIT