Skuadra e McLarenit mund ta fitojë titullin kampion në garën e së dielës për Çmimin e Madh të Singaporit.
McLaren kishte mundësi ta siguronte titullin e kampionit të konstruktorëve për vitin 2025 që në pistën urbane të Bakusë në Azerbajxhan, por pati fundjavën më të dobët të sezonit, duke fituar vetëm gjashtë pikë.
Ata kanë fituar në 12 gara këtë sezon dhe shtatë herë kanë përfunduar në vendin e parë dhe të dytë në të njëjtën garë, nga gjithsej 17 gara të zhvilluara dhe me plot të drejtë konsiderohen favoritët kryesorë për titullin kampion.
Kanë grumbulluar 623 pikë, ndërsa Mercedes ka 290, Ferrari 286, dhe Red Bull 272, prandaj është e qartë që tashmë dihet rruga se si McLaren mund të arrijë titullin e dhjetë kampion në historinë e skuadrës.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe shtatë gara, tre sprinte dhe në lojë janë 346 pikë. McLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit dhe 337 ndaj Ferrarit.
Nëse McLaren fiton 13 pikë në garën e Singaporit, ata zyrtarisht do të shpallen kampionë të Formula 1.
Ka shumë skenarë të mundshëm, por nëse Piastri ose Norris përfundojnë në podium në Marina Bay, ata do të fitojnë titullin e konstruktorëve.
Vetëm dy herë këtë sezon nuk kanë arritur të jenë në podium, në Kanada dhe në Azerbajxhanin e përmendur më sipër.



