Në një video të publikuar në kanalin zyrtar të Ford Performance në YouTube, katër herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, teston fuqinë e Ford Mustang GTD – makinës më të shpejtë amerikane në pistën legjendare Nürburgring.
I shoqëruar nga Chris Harris, ish-prezantues i “Top Gear”, Verstappen diskuton për karrierën, të ardhmen e Formula 1 dhe rikthimin e Ford në sportin elitar përmes partneritetit me Red Bull Racing, transmeton AutoPortali.
Mustang GTD, me motorin 5.2-litërsh V8 dhe 826 kuaj/fuqi, arriti kohën mbresëlënëse prej 6:52.072 në Nürburgring, duke u renditur e katërta në listën e makinave sportive.
Verstappen e cilësoi: “I mrekullueshëm, argëtues dhe shumë i shkathët.”



