Mbappe i bindur për kualfikimin e PSG-së
M

Mbappe i bindur për kualfikimin e PSG-së

Kylian Mbappe e ka mundësinë e fundit për të fituar Ligën e Kampionëve me ngjyrat e PSG-së.

Parisienët zbresin në fushën e tyre, aty ku misioni “përmbysje” pas disfatës (0:1) në në udhëtim te Borussia Dortmund.

Në prononcimin pas një donacioni bamirësie, ai shprehet i bindur në kualifikimin e francezëve.

“Është normale të jemi në presion, pas rezultatit negativ në sfidën e parë. Por kjo nuk më shqetëson aspak. Ne kemi edhe 90 minuta të tjera për të luajtur dhe rezultati është i hapur. Duke njohur kualitetin e ekipit dhe urinë, besoj seriozisht se do arrijmë me sukses në finalen e Championsit. Koha e duhur për të treguar veten, aq më tepër përpara mbështetësve tanë”, ka thënë Mbappe.

“Përsa i takon prezencës në Lojërat Olimpike, mbaj të njëjtin qëndrim. E kam ëndërruar që i vogël të jem pjesë e kësaj gare dhe tashmë e kam shansin e artë për ta bërë realitet. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë deri në verë”, përfundoi Mbappe.

Parisit i nevojitet fitore minimalisht dy gola kundër Dortmundit për të siguruar finalen e dytë në historinë e klubit.

TË FUNDIT