Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka nënshkruar sot (e martë) dhe është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Real Madridit.
Mbappe është tashmë një lojtar i Real Madridit, pasi nënshkroi kontratën në “Santiago Bernabeu”, pas kalimit të testeve mjekësore në mëngjes.
Presidenti Florentino Perez e priti atë në sallën e këshillit të Real Madrid, ku sulmuesi francez nënshkroi kontratën që do t’i bashkohet klubit “Los Blancos”.
Ylli francez ka nënshkruar kontratë që e lidh me “Mbretërit” për pesë sezonet e ardhshme.
Pas nënshkrimit, Mbappe mori një kopje të stadiumit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij dhe numrin nëntë.

Me të përfunduar ritualin brenda stadiumit, Mbappe ka dalë në fushën e Bernabeut, ku është pritur me entuziazëm nga tifozët.



