Mbappe te Ral Madridi, zbulohet paga e tij
M

Mbappe te Ral Madridi, zbulohet paga e tij

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.

Ylli francez i ka avancuar bisedimet me “Los Blancos”, derisa lojtari po e shfaq një formë të jashtëzakonshme me Paris Saint-Germainin, në sezonin e tij të fundit në “Parkun e Princave”.

Ai i ka realizuar 24 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 24 ndeshje të Ligue 1 në këtë sezon deri tash me një mesatare prej një goli për ndeshje.

Në total, ish-futbollisti i Monacos i ka shënuar 38 gola në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se Mbappe po i zhvillon negociatat finale të kontratës para se ta nënshkruajë atë me madrilenët.

Përfshirë të drejtat e imazhit, rrogën dhe paratë e transferit, pritet që Mbappe t’i marrë nga 100 milionë euro si pako për pesë vjet.

TË FUNDIT