Mbappes i del në mbrojtje ish-ylli francez i futbollit  
M

Mbappes i del në mbrojtje ish-ylli francez i futbollit  

Ish-ylli francez Robert Pires ka ndarë mendimet e tij për konfliktin e dyshuar mes Kylian Mbappe dhe Didier Deschamps. Së fundi u bë e ditur se sulmuesi i Real Madridit nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e radhës të Francës në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Italisë.

Sipas ish-lojtarit të Arsenalit, këto janë vetëm thashetheme të pabaza.

“Nuk ka asnjë konflikt midis Mbappe dhe Deschamps. Kylian thjesht nuk po tregon nivelin e tij të zakonshëm të performancës për momentin, për pasojë Deschamps i tha atij me telefon se nuk do të thirrej në ekipin kombëtar. Mbappe është një lojtar shumë i rëndësishëm për Francën dhe, për mendimin tim, t’i japësh atij një pushim tani nuk është problem apo krizë”, ka thënë Pires.

TË FUNDIT