Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 323 tiketa trafiku, për kundervajtje të ndryshme në trafik, shkruan AutoPortali.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 56 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.
Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 16 persona e 11 janë dërguar në mbajtje./AutoPortali/



