Pas tërheqjes nga gara në Zandvoort për shkak të një problemi teknik, Lando Norris tani është 34 pikë prapa shokut të skuadrës Oscar Piastri, me vetëm nëntë gara të mbetura në sezon.
“Nuk ishte faji im, prandaj po shoh përpara”, ka thënë Norris. Ai theksoi se nuk ka shumë hapësirë për ndryshim dhe se do të vazhdojë të punojë në detajet e vogla.
Nga ana tjetër, Piastri nuk është i relaksuar nga epërsia dhe thotë se “asgjë nuk është e sigurt në këtë fazë”.
Dominimi i McLaren në pistë po e bën të vështirë që Norris të rikuperojë diferencën, pasi zakonisht të dy pilotët përfundojnë pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, britaniku nuk dorëzohet: “Mund ta fitoj titullin pa i ndodhur asgjë Piastrit, ndërsa nëse ai fiton, do ta pranoj me sportivitet”.



