Vuajtjet për ish-futbollistin e Barcelonës, Dani Alves, duket se kanë marrë fund.
Joana Sanz, bashkëshortja e tij, konfirmoi se qëndron krah ish-lojtarit, i cili javën e kaluar u lirua nga burgu me kusht, pasi depozitoi si garanci shumën 1 milion euro. Alves pret një vendimin e Apelit pasi shkalla e parë e dënoi me 4 vjet e gjysmë burg për abuzim seksual.
Gjatë qëndrimit të tij në burg u tha se Joana Sanz ka vendosur të ndahet nga Alves dhe kjo dukej punë e kryer edhe duke parë heshtjen e saj në raport me situatën.
Modelja ka publikuar një foto në rrjetet sociale në të cilën shfaqet dorë për dore me brazilianin.

Kur u lirua, Alves u akomodua në shtëpinë që të dy ndanin në Barcelonë.
Informacionet e fundit tregojnë se ka qenë një revistë braziliane ajo që ka paguar garancinë për ish-lojtarin, në këmbim të një interviste dhe një reportazhi kur personazh ishte edhe Joana Sanz.



