Mediat spanjolle “zbulojnë” trajnerin e ri të Bayernit
M

Mediat spanjolle “zbulojnë” trajnerin e ri të Bayernit

Gjiganti gjerman Bayern Munich duket se ka gjetur pasuesin e trajnerit Thomas Tuchel. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-mesfushorin legjendar dhe tashmë trajner Zinedine Zidane, i cili nuk ka menaxhuar një skuadër që nga viti 2021.

Bayerni, ishte në bisedime dhe me ish-trajnerin e tyre Julian Nagelsmann, por ky i fundit vendosi që të vazhdojë me Kombëtaren gjermane.

Përvoja e Zinedine Zidane si trajner është e kufizuar vetëm në Real Madrid, ku ai drejtoi Real Madridin në dy faza të ndryshme (2016-2018 dhe 2019-2021). Francezi, po ashtu ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Ligën e Spanjës dhe ka fituar çdo titull të mundshëm përveç Kupës së Mbretit.

TË FUNDIT