Mediumi zviceran shkruan për lojtarët të cilët refuzuan shtetin e tyre për Kosovën dhe Shqipërinë
M

Mediumi zviceran shkruan për lojtarët të cilët refuzuan shtetin e tyre për Kosovën dhe Shqipërinë

Një numër i madh futbollistësh shqiptarë që janë formuar në akademitë dhe klubet zvicerane kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes tri përfaqësueseve: Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Disa prej tyre vendosën të qëndrojnë me Zvicrën, ndërsa shumë të tjerë, në një moment të karrierës, e ndryshuan përfaqësimin për të veshur fanellën kuqezi apo atë dardane, transmeton AutoPortali.

Këtë çështje e ka trajtuar së fundmi edhe mediumi zviceran “Nau.ch”, duke publikuar një analizë të gjatë pas largimit të talentit Eman Kospo, i cili vendosi të përfaqësojë Bosnjë-Hercegovinën, duke mos pranuar ftesën nga Zvicra.

 

Sipas “Nau.ch”, rasti i Kospos është vetëm një nga shumë të tjerë, ku futbollistët me origjinë të huaj, e në këtë rast shqiptarë vendosin të mos vazhdojnë me Zvicrën.

Mediumi publikoi një listë prej 14 futbollistësh premtues shqiptarë, të cilët, pas përfaqësimeve në grupmoshat zvicerane, zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

 

Disa nga rastet më të njohura

 

Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Shqipërisë, kishte bërë plot 51 paraqitje me grupmoshat e Zvicrës.

Në vitin 2021, pak para Euro U21, vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, Bajrami është autor i golit më të shpejtë në historinë e Kampionateve Evropiane, të realizuar ndaj Italisë në Euro 2024.

Florent Hadërgjonaj, që tani mbron ngjyrat e Kosovës, ka luajtur më parë edhe një ndeshje miqësore me Zvicrën, por në vitin 2019 e zyrtarizoi kalimin te Kosova.

Ai ka zhvilluar 38 ndeshje për Dardanët, duke shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime në ndeshjet zyrtare.

Albert Bunjaku, ish-sulmues dhe tani trajner i Kosovës U19, është një tjetër rast i veçantë.

Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për Zvicrën dhe tri për Kosovën, pasi kjo e fundit u pranua në UEFA më 2016, çka i mundësoi ndryshimin e përfaqësueses.

Amir Shaipi, portieri i Luganos, gjithashtu zgjodhi së fundmi Kosovën pas 18 paraqitjeve për grupmoshat zvicerane, duke parë konkurrencën e madhe që ekziston te Zvicra në pozitën e portierit.

 

Lista e lojtarëve shqiptarë që zgjodhën Kosovën apo Shqipërinë

 

Kosovë:

Bledian Krasniqi – 38 ndeshje me grupmoshat e Zvicrës

Toni Domgjoni – 25 ndeshje me të rinjtë e Zvicrës

Benjamin Kololli – nuk ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës

Betim Fazliji – 2 ndeshje për të rinjtë e Zvicrës

Mirlind Kryeziu – 23 paraqitje me grupmoshat

Florent Hadërgjonaj – 1 ndeshje me ekipin A të Zvicrës (miqësore)

Amir Shaipi – 18 paraqitje për grupmoshat

Albert Bunjaku – 6 ndeshje për Zvicrën A, 3 për Kosovën

 

Shqipëri:

Amir Abrashi – 43 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës

Taulant Xhaka – 44 paraqitje për grupmoshat

Frederic Veseli – 57 paraqitje në nivele të ndryshme të të rinjve

Shkëlzen Gashi – 46 paraqitje me të rinjtë

Berat Gjimshiti – 20 paraqitje në grupmoshat zvicerane

Nedim Bajrami – 51 paraqitje për Zvicrën U-te ndryshme

 

TË FUNDIT