Roma vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror. “Giallorosët” janë duke vazhduar të kërkojnë përforcime, derisa gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim me Fali Ramadanin.
Agjenti i famshëm shqiptar ka disa lojtarë mjaft kualitativ nën menaxhim dhe ka biseduar me Romën për dy prej tyre.
Jeremie Boga pritet të jetë transferimi i radhës i Romës, pasi lojtari dhe agjenti i tij kanë dhënë ‘OK’ për t’u transferuar në kryeqytetin italian.
Roma tani duhet të arrijë marrëveshje me Nicen, me klubin francez që do të kënaqej me një ofertë rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë emri tjetër që është diskutuar është ai i Federico Chiesas, dëshira më e madhe e Romës.
Italiani do të largohet nga Juventusi që e vlerëson 15 milionë euro dhe Ramadani ka diskutuar me Romën për kushtet e kontratës.



