Merr flakë vetura e Hysajt derisa ai ishte brenda saj
 

 Merr flakë vetura e Hysajt derisa ai ishte brenda saj

Një moment i vështirë, por i evituar fatmirësisht, për Elseid Hysajn, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij, që mori flakë. Incidenti i mbrojtësit shqiptar të Lazios ndodhi të hënën e kaluar, me Hysajn që ka dalë i padëmtuar, prandaj ai është stërvitur rregullisht ditët e fundit.

Shqiptari ishte në makinë me vjehrrin e tij, duke drejtuar Ferrarin që posedon, të blerë së fundi për 160 mijë euro. Gjatë vozitjes, makina ka marrë flakë papritmas, me dyert e bllokuara dhe dy burrat që mbetën brenda. Në fund, Hysaj dhe vjehrri i tij kanë arritur të çlirohen, duke zbritur nga makina, e cila më pas është shkatërruar plotësisht.

Dëshmitar i skenës nga një makinë tjetër ishte gruaja e tij. Hipoteza më e mundshme për zjarrin është një defekt në makinë, për të cilin mbrojtësi bardhekaltër bëri një ankesë tek blerësi pasi shmangu tragjedinë.

TË FUNDIT