Malisheva është eliminuar nga Liga e Konferencës, pasi në ndeshjen e kthimit ka pësuar humbje nga Buducnosti i Podgoricës me rezultat 0:3.
Ndeshja e parë në “Zahir Pajaziti” u mbyll me fitore të Malishevës 1-0, por që nuk arritën ta ruanin epërsinë në ndeshjen e kthimit.
Igor Ivanovic i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.
Dragan Grivic e Vladimir Perisic shënuan në pjesën e dytë për epilogun e këtij takimi.
Kësisoj, për skuadrën e Qëndrim Kidës merr fund këtu rrugëtimi në garat evropiane.



