Skuadra e madhe italiane, Juventusi, po vlerësohet favorit për transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Juventusi tashmë ka parakaluar skuadrat tjera në garën për sulmuesit e krahut.
Mësohet se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Zhegrovës dhe pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare skuadrës së Lilles.
Thuhet se Juventusi pritet të ofrojë rreth 15 milionë euro për 25-vjeçarin, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Zhegrova po shkëlqen këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit francez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Në 42 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 9 asistime. Para Lilles, Zhegrova ka bërë karrierë edhe te Baseli në Zvicër dhe Genku në Belgjikë.



