Lionel Messi duket se ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit para tifozëve në Argjentinë, duke shënuar dy gola në fitoren 3:0 ndaj Venezuelës në “Buenos Aires”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Pas ndeshjes, Messi dha një mesazh emocional për tifozët.
“Ta përfundoj kështu, para njerëzve të mi, ishte gjithmonë ëndrra ime. E kam ndjerë dashurinë në Barcelonë për shumë vite, por gjithmonë kam dashur ta përjetoj këtë edhe në vendin tim.”
Ai shtoi se, ndonëse ka pasur shumë zëra ndër vite, ai zgjedh të kujtojë momentet e bukura me ekipin që luftoi fort, edhe kur nuk arriti të fitonte gjithçka.
“Më në fund, disa prej nesh e arritëm dhe gjithçka që përjetuam ishte e mrekullueshme,” përfundoi ai.



