Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës çerekfinale të play-offit në NBA, nga një për secilën Konferencë.
Në Lindje, Miami fitoi 111-101 në fushën e Boston, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Të gjithë titullarët e ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë, me Tyler Herro që ishte proptagonist me 24 pikë e 11 asistime. Adebayo e Martin realizuan nga 21 pikë secili për Miamin.
Për Bostonin, dyshja Brown-Tatum realizoi 61 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, skuadra e Oklahomas udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve ndaj New Orleans, pas fitores 124-92. Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që u renditën të parët në sezonin e rregullt.
Të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, me Alexander Shai protagonist, autor i 33 pikëve, mbështetur nga Holmgren me 26 pikë.
Çerekfinalet – Lindje
Cleveland – Orlando (2-0)
New York – Philadelphia (2-0)
Boston – Miami 101-111 (1-1)
Milwaukee – Indiana (1-1)
Çerekfinalet – Perëndim
Minnesota – Phoenix (2-0)
Denver – Lakers (2-0)
Clippers – Dallas (1-1)
Oklahoma – New Orleans 124-92 (1-0)



