Mick Schumacher drejt një sfide të re
M

Mick Schumacher drejt një sfide të re

Mick Schumacher, ish-piloti i Haas në Formula 1 dhe aktualisht garues me Alpine në WEC, do të kryejë një test privat me ekipin Rahal Letterman Lanigan Racing në IndyCar më 13 tetor, në pistën e Indianapolisit.

Schumacher tha se “digjet nga dëshira për t’u kthyer në makinat njëvendëshe”, duke e konsideruar IndyCar-in si një opsion serioz për vitin 2026. Ai shtoi se, megjithëse ka shijuar garat e qëndrueshmërisë, pasioni i tij kryesor mbetet Formula.

Testi vjen mes zërave që ai mund të largohet nga Alpine dhe të kalojë te Cadillac, i cili pritet të hyjë në F1 vitin e ardhshëm.

TË FUNDIT