Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Genoan për transferimin e mbrojtësit Koni De Winter.
Sipas raporteve të mediave italiane, marrëveshja parashikon një pagesë prej 20 milionë eurosh plus bonuse që mund ta çojnë shumën totale deri në 25 milionë euro, duke përmbushur kështu kërkesat e klubit ligurian, transmeton AutoPortali.
De Winter ka rënë dakord edhe për kushtet personale me klubin kuqezi, ndërsa tratativat mes dy klubeve kanë avancuar me shpejtësi gjatë ditës.
Futbollisti është parë si zëvendësuesi ideal për Malick Thiaw, i cili pritet të kalojë te Newcastle United për 40 milionë euro dhe pritet të kryejë vizitat mjekësore së shpejti.
Edhe pse më herët De Winter ishte në radarin e klubeve si Inter, Juventus dhe Bournemouth, ishte Milani ai që bëri hapin vendimtar me një ofertë që i përshtatej të gjitha palëve të përfshira.
Ndërkohë, Genoa do të duhet t’i paguajë Juventusit – ish-klubit të lojtarit – rreth 25% të shumës së transferimit, si pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme mes dy klubeve.



