Milani nis sezonin me emergjencë në sulm
M

Milani nis sezonin me emergjencë në sulm

Milani i Massimiliano Allegrit e fillon sezonin e ri me shqetësime serioze në repartin ofensiv. Lëndimet e Rafael Leaos dhe Samuel Chukwuezes e kanë lënë skuadrën pa alternativa, teksa përballja e parë ndaj Kremoneses pritet të jetë një sfidë delikate.

Fitorja në Kupën e Italisë ndaj Barit nuk i zhduku dyshimet, përkundrazi, nxori në pah mungesën e ideve në fazën sulmuese. Tani, përgjegjësia për golat bie mbi supe të Santiago Himenez, i cili duhet të marrë rolin e liderit në ofensivë.

Kristian Pulisic do ta mbështesë nga pas si trekuartist, me Saelemaekers dhe Estupinan në krahë, në një skemë pa shumë hapësirë për ndryshim gjatë ndeshjes. Problemi kryesor mbetet stoli  mungojnë lojtarët që mund të sjellin energji apo ndryshim ritmi.

Ndërkohë, drejtuesit e Milanit janë afër finalizimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit nigerian të Bayer Leverkusenit, Victor Boniface, çka shton edhe më shumë presion mbi Himenez për të treguar veten menjëherë. Ndeshja ndaj Kremoneses mund të jetë më shumë se një debutim për të: një test që mund të përcaktojë të ardhmen e tij në skuadër.

TË FUNDIT