Minnesota, gjysmëfinalistja e parë, Lakers nuk dorëzohet
M

Minnesota, gjysmëfinalistja e parë, Lakers nuk dorëzohet

Minnesota është skuadra e parë gjysmëfinaliste e play off-it në NBA këtë sezon. Wolves fitoi 122-116 ndaj Pheonix, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Anthony Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.

Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakers, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve të Denver. Jokic realizoi “triple double”, me 34 pikë, 14 kërcime e 14 asistime, por që s’mjaftuan. LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 kërcime si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakers.

Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan 116-111.

Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për teksanët. Fitoi edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphia, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 kërcime.

Çerekfinale – Lindje
Cleveland – Orlando (2-2)
New York – Philadelphia 97-92 (3-1)
Boston – Miami (2-1)
Milwaukee – Indiana 113-126 (1-3)

Çerekfinale – Perëndim
Minnesota – Phoenix 122-116 (4-0)
Denver – Lakers 108-119 (3-1)
Clippers – Dallas 116-111 (2-2)
Oklahoma – New Orleans (3-0)

TË FUNDIT