Minnesota turpëron kampionin
M

Minnesota turpëron kampionin

Kampioni në fuqi, Denver ka pësuar humbje bindëse në shtëpi nga Minnesota me shifrat 80:106. Kjo e fundit i fitoi të dyja takimet jashtë fushës së saj dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshja ishte e kontrolluar nga mysafirët, ku Towns dhe Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota. Kontribut të madh dhanë edhe lojtarët e “bankinës”, të cilët kontribuan me 37 pikë. Për Denver zhgënjyen lojtarët “big”, me Gordon që realizoi 20 pikë e Jokic vetëm 16 pikë.

Ka filluar seria e gjysmëfinaleve edhe në Konferencën e Lindjes, ku New York mundi 121-117 Indiana dhe udhëheq 1-0 me ndeshje. Të gjithë titullarët e New-York realizuan mbi 13 pikë, ku shkëlqeu Jalen Brunson me 43 pikë.

Gjysmëfinale  – Lindje
New York – Indiana 121-117 (1-0)
Boston – Cleveland

Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota 80-106 (0-2)
Oklahoma – Dallas

TË FUNDIT