Mario Mitaj, mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit te skuadra arabe e Al Ittihad.
Mësohet se klubi saudit do t’i paguajë rusëve të Lokomotivës së Moskës shifrën e 5 milionë dollarëve për kartonin e shqiptarit, ndërsa ai do të ketë një rrogë afro 1.8 milion dollarë në vit, përfshirë edhe bonueset.
Te skuadra arabe 21-vjeçari Mitaj pritet të ketë shokë skuadre si Karim Benzema, Fabinho e N’Golo Kante.
Për Mitajn shfaqi interes edhe skuadra e Juventusit gjatë verës.
Marrëveshja paraprake është që transferimi të kryhet në janar, por situata mund të ndryshojë.



