Mitaj mund të bëhet bashkëlojtar me Ronaldon?
M

Mitaj mund të bëhet bashkëlojtar me Ronaldon?

Edhe pse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka kontratë me Al-Ittihad deri në verën e vitit 2028, kampionët e Arabisë Saudite po shqyrtojnë mundësi të tjera për krahun e majtë të mbrojtjes.

Kjo situatë e vendos futbollistin shqiptar në një pozicion të paqartë, teksa merkatoja po hyn në orët e saj të fundit.

Në këto rrethana, alternativa kryesore për 22-vjeçarin mbetet gjetja e një klubi të ri, ndërsa interesimi për shërbimet e tij nuk ka munguar.

Gazetari sportiv saudit Abdulilah Al-Amri ka befasuar opinionin sportiv me raportimet e fundit në lidhje me të ardhmen e Mitajt.

Sipas Al-Amri, klubi i Al-Nassr i ka paraqitur Al-Ittihad një kërkesë zyrtare për huazimin e Mario Mitajt deri në fund të sezonit. Megjithatë, përgjigjja e Al-Ittihad ka qenë e menjëhershme dhe negative.

Drejtuesit e kampionëve sauditë kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke theksuar se nuk kanë asnjë dëshirë të forcojnë një rival të drejtpërdrejtë në garën për tituj dhe objektiva sezonalë.

Situata e Mitajt mbetet ende e hapur, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e fundit të merkatos./AutoPortali

TË FUNDIT