Modric hyn në histori edhe me një rekord tjetër
M

Modric hyn në histori edhe me një rekord tjetër

Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës fitoren 2-0 ndaj Atalantas në Varshavë, duke vazhduar dominimin në garat evropiane.

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric (38) luajti nga minuta e 77-të, kur u fut në vend të Rodrygos, duke vazhduar me fitimin e trofeve.

Ky trofe i solli Modricit titullin e lojtarit më të dekoruar në historinë e Real Madridit me 27 trofe të fituar, pasi më herët ishte Nacho Fernandez që kishte njëjtë trofe sa kroati, por mbrojtësi me eksperiencë u largua nga klubi këtë verë, kështu që mbeti me 26 trofe.

Modric tani është i vetëm në vendin e parë. Fituesi i “Topit të Artë” i vitit 2018, ka luajtur 535 ndeshje për “Los Blancos”.

Arie Haan, Paolo Maldini, Dani Alves, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Dani Carvajal, së bashku me Modric, ndan vendin e parë në listën e lojtarëve me më shumë trofe në Superkupën e Evropës.

Këta futbollistë e fituan katër herë secili. Pas fitores në Varshavë, Modric dhe Carvajal janë rekordmenët me pesë Superkupa Evropiane të fituara.

TË FUNDIT