Modric ka marrë vendimin rreth paraqitjes në Kombëtaren e Kroacisë
M

Modric ka marrë vendimin rreth paraqitjes në Kombëtaren e Kroacisë

Legjenda e Real Madridit, Luka Modric, i cili për një muaj mbush 39 vjeç, u thirr nga Zlatko Dalic për ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve në shtator, kundër Portugalisë dhe Polonisë.

Ndonëse pas zhgënjimit në Evropianin e fundit pati disa dyshime për vazhdimësinë e tij në kombëtare, mesfushori i bardhë, legjenda e “Bernabeut” dhe po ashtu e vendit të tij, nuk tërhiqet.

Ëndrra e Modricit është të jetë në gjendje të arrijë Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026. Më pas do të jetë gati të mbushë 41 vjeç, një moshë e avancuar për çdo lojtar të Kupës së Botës, edhe pse gjithnjë e më e zakonshme po bëhet shfaqja në turne të mëdhenj të futbollistëve aq të rëndësishëm sa ai.

Ndodhi në Evropianin e fundit me Pepe dhe Cristiano Ronaldon, ka mundësi të përsëritet në Kupën e Botës 2026 me yllin nga Madeira dhe Lionel Messin, të cilët kërkojnë të jenë lojtarët e parë në histori që do të jenë në gjashtë edicione të Botërorit. Modric, gjithashtu e konsideron veten pjesë të rëndësishme për Kombëtaren kroate, e cila e ka të vështirë të gjejë zëvendësues cilësor të tij në mesfushë.

“Pensionimi” i fundit ndërkombëtar i Marselo Brozovicit redukton edhe më shumë potencialin në atë repart, në të cilën Luka ka ende shumë për të dhënë në ndeshje të rëndësishme si ato që vijnë për kroatët, kundër portugezëve dhe polakëve. Në fakt, ai dhe Perisic janë të vetmit që kanë mbetur nga “garda e vjetër”.

TË FUNDIT