Tenisti itlian, Mateo Berretini ka përjetuar një moment të vështirë gjatë ndeshjes me Andy Murray në turneun e Majemit.
Gjatë setit të dytë, italianit iu morën mendtë dhe vetëm raketa e shpëtoi nga përplasja e fortë në asfaltin e fushës.
Ai kërkoi ndihmën mjekësore dhe pas disa minutash u stabilizua për të vazhduar ndeshjen.
Shkak i atij momenti dobësie për Berretinin besohet të jetë dielli i fortë në Majemi, edhe pse temperaturat nuk i kalonin 26 gradë celsius.



