Momenti kontravers i Monakos, shkon në gjykatë
M

Momenti kontravers i Monakos, shkon në gjykatë

Pas Çmimit të Madh të Monakos, Pierre Gasly humbi podiumin për shkak të dy penaliteteve për tejkalim të shpejtësisë në pit lane. Më vonë u zbulua se penalitetet ishin rezultat i një gabimi në sistemin e kohëmatjes, prandaj FIA i anuloi ato dhe ia riktheu vendin e tretë.

McLaren dhe Red Bull Racing kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se pilotët e tjerë i kryen penalitetet gjatë garës, ndërsa Gasly përfitoi nga anulimi i tyre më vonë.

Tani çështja do të shqyrtohet nga FIA International Court of Appeal, e cila gjatë korrikut pritet të vendosë nëse podiumi i Gasly-t do të mbetet apo jo.

TË FUNDIT