Italia, Spanja, Shqipëria dhe Kroacia e përbëjnë Grupin B në EURO 2024, ndërsa sulmuesi spanjoll Alvaro Morata parashikon se skuadrat që kualifikohen nga ky grupi.
“Shpresoj që Italia dhe Spanja të kualifikohen dhe më lejoni të shtoj një gjë. Ata që shkojnë përtej grupit tonë do të shkojnë shumë larg, por do të jetë e vështirë”, ka thënë fillimisht Morata për Gazzetta dello Sport.
“Kroacia ka një gjen konkurrues të jashtëzakonshëm. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. Ata dolën kundër nesh në Euro, por mund të kualifikoheshin. Vitin e kaluar i mundëm me penallti në Ligën e Kombeve”.

“Shqipëria ishte spektakolare në fazën e grupeve kualifikuese. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Nëse bini pak, jeni menjëherë nën presion. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh dhe Italia fitoi Evropianin falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, përfundoi sulmuesi.
Morata ka një lidhje të fortë me Italinë, jo vetëm sepse ai luajti për Juventusin për katër vjet, por edhe sepse gruaja e tij, Alice Campello, është nga Venecia.



