Piloti italo-brazilian Franco Morbidelli do të vazhdojë të garojë me ekipin Pertamina Enduro VR46 Racing Team edhe në sezonin 2026, duke kompletuar formacionin me Fabio Di Giannantonio.
Pas një sezoni të suksesshëm në 2025, me podiume në Argjentinë, Katar dhe gara Sprint, Morbidelli shprehet: “Jam shumë i lidhur me këtë ekip, ndihem si në shtëpi. Jam krenar të vazhdoj këtë rrugëtim”.
Ndërsa, drejtori i ekipit, Alessio Salucci, tha: “Franco është pjesë e ADN-së sonë. Me përvojën e tij dhe mbështetjen e Ducati-t, presim rezultate edhe më të mira në 2026”.



