Muric në “radarin” e gjigantit evropian  
M

Muric në “radarin” e gjigantit evropian  

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, mund të transferohet te skuadra e Celticut.

“Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se Muric po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Joe Hart, i cili do të pensionohet në fund të këtij edicioni.

Muric është pjesë e skuadrës së Burnleyt nga viti 2022. Burnleyt iu bashkua për tre milionë euro nga Manchester City.  Skuadra nuk arriti të mbijetojë në Premier League.

25-vjeçari te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League. Por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Nottingham Forest.

TË FUNDIT