Muriqi: E njohim Rumaninë, besojmë në “hakmarrje”
M

Muriqi: E njohim Rumaninë, besojmë në “hakmarrje”

Sumuesi i Mallorcas në La Liga, Vedat Muriqi është shprehur optimist për fitore në ndeshjen që Kosova e luan sonte me Rumaninë.

“Pas shumë kohësh kthehemi në ‘Fadil Vokrri’. Jemi shumë optimistë. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim Rumaninë edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë. Ne besojmë në ‘hakmarrje’, por brenda në fushë”, ka thënë sulmuesi dardan.

“Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta. Rumania dhe Kosova janë favoritë për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh. E njoh Luçeskun nga Galatasaray dhe Besiktas.  Është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik”, tha mes të tjerash Muriqi.

TË FUNDIT