Muriqi kthehet në stërvitje të plotë
M

Muriqi kthehet në stërvitje të plotë

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer në stërvitje të plotë me Mallorcan.

Muriqi mungoi në tri ndeshjet e fundit të skuadrës nga La Liga, por tani është i gatshëm për takimin e radhës që ekipi i tij e zhvillon ndaj Rayo Vallecano.

“Pirati” i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Lituanisë dhe Qipros dhe ishte një mungesë e madhe në sulmin “dardan”.

30-vjeçari pritet të jetë në dispozicionin e trajnerit Jagoba Arrasate për ndeshjen e së dielës.

Gjatë këtij edicioni, Muriqi ka zhvilluar gjashtë ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në La Liga.

TË FUNDIT