Muriqi pranë trofeut të madh në Spanjë
M

Muriqi pranë trofeut të madh në Spanjë

Mallorca është duke u përgatitur për finalen e madhe të Kupës së Spanjës që e zhvillon gjatë kësaj fundjave ndaj Athletic Bilbaos. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste tha se mezi po e pret këtë finale.

Madje, futbollisti kosovar ëndërron që të triumfojë në këtë garë dhe më pas t’i bëhet garda e nderit nga Real Madrid.

“Imagjino një skuadër si Real Madridi duke iu bërë juve një gardë të nderit nëse fitojmë në ‘Copa del Rey’. Një nderim për Muriqin, që para disa viteve ishte kamarier. Kjo do të ishte e bukur të them të drejtën”, tha sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Mallorcas zhvillohet të shtunën nga ora 22:00 në stadiumin “La Cartuja” në Sevila.

TË FUNDIT