Myrto Uzuni bëhet viral me festimin e tij (VIDEO)
M

Myrto Uzuni bëhet viral me festimin e tij (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni është rikthyer protagonist me skuadrën spanjolle Granada në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga 2.

Granada para adhuruesve të vet priti Tenerifen, derisa ka arritur fitore të thellë me rezultat 4-0.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar dy gola.

Por festa e fierakut nuk ka qenë ajo e duhura, pasi ai ka ngatërruar logon e klubit me atë të prodhuesit të veshmbathjeve ‘Adidas’.

Qëllimi ishte ta puthte logon e klubit, por Uzuni e bëri të kundërten duke u puthur logon e prodhuesit të fanellave.

Kjo ka bërë që festa e futbollistit shqiptar të bëhet virale në rrjetet sociale, madje shumë tifozë me shaka kanë kërkuar nga Adidas ta shpërblejnë Uzunin për dashurinë që ka sulmuesi shqiptar ndaj markës gjermane.

TË FUNDIT