Nafta në kulmin e vitit, tensionet Izrael-Iran ndikojnë çmimet globale
N

Nafta në kulmin e vitit, tensionet Izrael-Iran ndikojnë çmimet globale

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 77 dollarë për fuçi për naftën Brent – niveli më i lartë i regjistruar që nga janari i këtij viti.

Sipas agjencisë Reuters, përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit ka shtuar shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit në rajonin strategjik të Gjirit të Hormuz, nga ku kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës.

Në të njëjtën kohë, rezervat strategjike të naftës në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie më të madhe sesa pritej, duke rritur presionin mbi ofertën globale. Ndërkohë, OPEC+ po vijon të mbajë të kufizuar prodhimin, duke reduktuar hapësirat për ndërhyrje të shpejtë në rast të krizave të papritura në treg.

Këto zhvillime janë reflektuar menjëherë edhe në tregun e shqiptar, ku çmimi i naftës në pikat e karburantit është rritur me 3 deri në 5 lekë për litër. Në disa pika karburanti në Shqipëri, çmimi për një litër naftë ka kaluar tashmë kufirin e 180 lekëve.

Tregtarët e karburanteve në Shqipëri reagojnë shpesh me shpejtësi kur çmimet ndërkombëtare rriten, por kritikët kanë vërejtur se uljet nuk reflektohen me të njëjtin ritëm në tregun vendas. /AutoPortali

TË FUNDIT