Në “Grashtica 2026” mblidhet elita e garuesve tanë
N

Në “Grashtica 2026” mblidhet elita e garuesve tanë

Pas dy garave në auto sllallom, një në drag race e një në karting, radha është për disiplinën më atraktive, atë malore.

Më 30 e 31 maj mbahet gara në Grashticë, një shteg që nga garuesit vlertësohet ndër më të lehtët, por gjithsesi shumë i dashur për garuesit tanë.

Tashmë për garë kanë aplikuar disa nga garuesit që kanë lënë gjurmë në auto sportin kosovar.

Ernest Daka, i cili e njeh mirë çdo milimetër të këtij shtegu, ish-kampioni Bardhyl Canolli, kampioni aktual Gazmend Demolli, fituesi i “Helmetës së Artë” Hysen Iseni, njëri ndër garuesit më aktiv përfshirë të gjitha disiplinat Belkim Fazliu e të tjerë do të jenë pjesë e garës së parë në jëtë disiplinë për kampionatin e sivjetmë.

 

Pas Grashticës, garat tjera në disiplinën malore do të jenë Kulla, Kruja, Brezovica, Molika dhe Cvileni.

TË FUNDIT